Lajmet e fundit
Sulmuesi gjerman është përforcimi më i ri i skuadrës turke, Besiktas.

Mario Gomez ka arritur marrëveshje për t’u transferuar si huazim tek skuadra e madhe turke, Besiktas.
Njoftimi është dhënë në faqen zyrtare të Fiorentinës.
“Fiorentina njofton se ka arritur akord me Besiktas për të huazuar Mario Gomezin tek Besiktas, që ka edhe të drejtën e blerjes. Nga kjo marrëveshje Fiorentina përfiton 3,5 milionë euro”.
Sulmuesi gjerman që sezonin e shkuar luajti për Fiorentinën kështu i bashkëngjitet një numri të futbollistëve në moshë që vitet e fundit luajnë në Turqi.