Lajmet e fundit

Presidenti i Fiorentinës, Mario Cognini ka konfirmuar se Mario Gomez është në bisedime me klubin turk, Besiktas.
Gjermani nuk është pjesë e planeve të trajnerit të ri Paulo Sousa dhe se ndeshja në International Champions Cup kundër Benfikës thuhet të jetë e fundit për të nën fanellën e Violas.
“Gomes është duke biseduar me drejtuesit e Besiktas, por ata nuk janë klubi i vetëm që kanë shprehur interesim për të” ka thënë Cognini.
Sipas tij me ardhjen e trajnerit të ri, ka ndryshuar edhe filozofia e klubit, pasi është më shumë e interesuar në lojtar të rinj në moshë, transmeton Klan Kosova.