Lajmet e fundit
Gardiani i Watford e sheh ish klubin e tij, Tottenahm, si ekip të papërshtatshëm për zhvillimin e lojtarëve.

Heurelho Gomes ka sulmuar ish klubin e tij, Tottenham duke e akuzuar për shkatërrimin e karrierës së Roberto Soldados dhe Erik Lamela.
Ish gardiani i “Spurs” që kaloi katër vite në White Hart Lane këshillon të gjithë që të mos shkojnë tek ekipi nga Londra Veriore.
Ndryshimi në menaxhment ka bërë që të mos ecin si duhet dy transferet e reja, Lamela e Soldado, që i kushtuan klubit mbi 70 milionë euro.
“Është klubi ai që duhet fajësuar. Nuk do të mund t’i thoja dikujt që të shkonte të luante për Tottenham”.
“Ata paguan 40 milionë euro për Soldadon që nuk luan. Ose Lamela, që shihej si lojtar me të ardhme të ndritur, por që duke parë ndeshjet e Tottenham, vërehet sa pak ka hapësirë loje”.