Lajmet e fundit

Futbollisti i Barcelonës, Andre Gomes, është mes opsioneve në mesfushë që po konsiderohet nga trajneri i Arsenalit, Unai Emery, raporton The Independent.
Topçinjtë janë të gatshëm që ta largojnë një futbollist në mënyrë që ta krijojnë një fond prej 30 milionë funtesh, në mënyrë që ta transferojnë përfaqësuesin e Portugalisë.
Gomes, ka kaluar dy sezone mjaft të vështira te katalunasit, duke mos e gjetur asnjëherë formën të cilën e kishte te Valencia, andaj ka kohë që është përfolur për një largim të tij nga Camp Nou.