Lajmet e fundit

Sergi Roberto ka thënë se goli i barazimit që bëri në ndeshjen e Barcelonës me Bayer Leverkusenin – në Ligën e Kampionëve – ishte goli më i rëndësishëm i karrierës së tij.
Kyriakos Papadopolus i dha ekipit të Bundesligës i pari epërsinë në pjesën e parë të ndeshjes në Camp Nou, por golat nga Roberto dhe Luis Suares në 10 minutat e fundit të lojës, ia rikthyen kampionit të Europës shkëlqimin.
“Ne qëndruam së bashku, sepse e dinim se vetëm ashtu do të korrnim sukses”, ka thënë mesfushori për faqen zyrtare në internet të Barcelonës.
“Ky është goli më i rëndësishëm që kam shënuar deri më tani sepse ishim prapa dhe qëllimi im ishte që të ktheheshim në lojë”.
23 vjecari Roberto, ka bërë 9 paraqitje me Barcelonën që kur ka ardhur në ekip dhe atij i ka pëlqyer shumë koha dhe këshillat që i ka marrë nga trajneri Luis Enrique.
“Po luaj më shumë se sa në fillim të sezonit”, ka shtuar ai. “Po ndjehem për mrekulli fizikisht dhe po mundohem ta bëj më të mirën që t’i ndihmoj ekipit”.