Lajmet e fundit

Një gol i shënuar nga Xherdan Shaqiri në minutën e 80-të të takimit ndaj Newcastle United, ka thelluar krizën tek kjo skuadër, e sidomos presion ka vënë mbi trajnerin Steve McClaren.
Të mërkurën Stoke City e mposhti skuadrën e Newcastle më rezultat minimal, ndonëse musafirët shpresonin në një barazim pa gola, në mënyrë që të ngritën lartë nga zona e rrezikshme.
Sidoqoftë McClaren pas takimit ka thënë se ai është ende njeriu i duhur për të vazhduar për të menaxhuar skuadrën.
Ai ka thënë se nuk ka arsye që të largohet pasi aty kanë qenë gjithë sezonit, por që kanë përpara edhe 11 javë dhe do të bëjnë çmos që të mbijetojnë në ligën e parë angleze, transmeton Klan Kosova.