Lajmet e fundit

Goli i shënuar nga Alfredo Di Stefano më 1957 në ndeshjen Belgjikë-Spanjë është nga ato perla të rralla që nuk i ka kapur syri i kameras.
Di Stefano i ndarë nga jeta në vitin 2014 e kishte cilësuar golin më të bukur të karrierës, por kameramanët e asaj kohe nuk arritën ta filmonin aksionin.
Nga ai gol nuk ekzistonte qoftë edhe një fotografi. Për dekada me radhë ai u cilësua goli që askush nuk e kishte parë, edhe pse eksekutimi spektakolar u realizua në sytë e 65 mijë spektatorëve fatlumë të pranishëm në stadium.
Falë bashkëpunimit me Luisito Suarez dhe imazheve 3D, gazetari Nando Sanvito rindërtoi aksionin origjinal, duke u bazuar në veprimet e protagonistëve dhe karakteristikave të ambientit.
Bëhet fjalë për një gjest teknik të jashtëzakonshëm, një ekzekutim i ngjashëm me “akrepin”. Goli që askush nuk e kishte parë, tashmë do të mbetet përgjithmonë në sytë e të apasionuarve të futbollit.