Lajmet e fundit

Chelsea ka pasur një parasezon të mirë. Nga 6 ndeshjet e zhvilluara deri më tani 4 prej tyre i ka fituar ndërsa një e ka humbur dhe një e ka barazuar.
Blutë e Londrës e nisën keq parasezonin duke barazuar 1:1 me Bohemians, duke e shkatërruar më pas St Patrick’s Athletic 4:0.
U mposhtën më pas nga Kawasaki Frontale 0:1 duke i siguruar më pas tri fitore radhazi kundër Barcelonës (2:1), lundër Reading (4:3) dhe kundër Red Bull Salzburg (5:3).
Në ndeshjen me Red Bull Salzburg, londinezët treguan lojë të bukur.
Ajo që bjen në sy është goli i Pedros, i cili është një perlë e vërtetë.