Lajmet e fundit

Ylli shqiptar me nënshtetësi zvicerane, i cili luan për Lyonin, Xherdan Shaqiri, i ka shënuar gol skuadrës së Marseilles.
Shaqiri e barazoi rezultatin në 1-1, pasi në pjesën e parë Marseille ishte duke e mposhtur Lyonin me rezultat 0-1.
Lyoni arriti që ta shënojë edhe golin e fitores në minutën e 89-të, ku Shaqiri ishte asistuesi i golit të Dembeles, njofton Klankosova.tv.
Me këtë fitore, Lyoni arri në kuotën e 34 pikëve, ku gjendet në pozitën e shtatë, ndërsa Marseille është në kuotën e 40 pikëve dhe gjendet në pozitën e tretë.
Ndeshja është transmetuar në Artmotion.
Pamjet nga ndeshja mund t'i gjeni KËTU