26.12.2015 · përditësuar para 3845 dite1 min lexim
Golden State është duke dëshmuar se është skuadër e jashtëzakonshme.
Në “Oracle Arena” luftëtarët fituan sfidën e 32-të rresht në shtëpi dhe këtë e bënë ndaj një kundërshtari të veçantë, Clevelandit të mbretit LeBron.
89-83 triumfuan kampionët që regjistruan suksesin e 28 në 29 takimet e këtij sezoni duke thyer mbrojtjen e hekurt të miqve që rezistuan deri në fund por nuk arritën të thyenin mallkimin ndaj skuadrës kaliforniane.
Me Irving ende jo në formën më të mirë, Cleveland nuk tregoi fuqinë e duhur në sulm.
Takimi nisi nën presionin e Golden State që e mbylli periodën e parë 28-19, por Cavaliers e orientuan sfidën në planin fizik duke barazuar 31-31.
Gjatë minutave në vazhdim, Curry u shfaq i lodhur dhe me një dëmtim në pulpë që e pengoi të zhvillonte ndeshjen perfekte, por situatën e mori në dorë Green që në fillimin e pjesës së dytë e ndihmoi skuadrën e tij të shkonte deri në avantazhin +8.
Një ndeshje pozitive zhvilloi edhe Livingston me 14 pikë personale, ndërsa LeBron James gaboi disa tentativa duke u dorëzuar në fund të një sfide që ndoshta nuk ishte nga më spektakolaret e këtij sezoni.
https://www.youtube.com/watch?v=KoXqxa91unU
●●●
Shpërndaje këtë artikull
K
SHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.