Lajmet e fundit
Skuadra kampione ka pësuar humbjen e nëntë këtë edicion duke me këtë humbje ka rrezikuar thyerjen e rekordit të fitoreve për një edicion që mbahet nga Chicago Bulls.

Tjetër humbje për Golden State Warriors në NBA. Kampionët në fuqi pësuan disfatën e 9-të sezonale pasi u mposhtën në Oracle Arena nga Minnesotta Timberwolves, pas kohës shtesë me rezultatin 124-117.
Për të thyer rekordin e Chicago Bulls që në sezonin 1995-1996 regjistroi 72 fitore dhe 10 humbje, Warriors duhet të mos humbasin asnjë nga 4 sfidat e mbetura në sezonin e rregullt.
Gjithçka do të jetë në dorë të San Antonio Spurs dhe Memphis Grizzlies. Pasi me një ecuri prej 69 fitoresh dhe 9 disfatash, Golden State në 4 ndeshjet e radhës do të sfidojë dy herë San Antonion një herë në shtëpi dhe 1 herë në transfertë dhe në po dy raste Memphis-in.
Në sfidën e Oracle Arena shkëlqeu amerikani Muhammad për Minnesottan me këtë të fundit që realizoi në total 35 pikë, ndërsa Andreë Wiggins me 32 pikë dhe Karl Antony Towns me 20 pikë dhe 12 rebound ishin dy vlerat e shtuara të formacionit nga Minneapolis.