Golden State ringrihet menjëherë pas humbjes ndaj Milwaukee.
Skuadra e "pandalshme" dhuroi një paraqitje spektakolare kundër Phoenix Suns duke fituar me rezultatin 128-108, në një ndeshje ku Klay Thompson shënoi 43 pikë.
Për shtatlartin kalifornian, ky është maksimumi i pikëve në një ndeshje të këtij sezoni.
Por nëse Golden State u rikthye në rrugën e sukseseve, situata nuk duket aspak e mirë për Brooklyn Nets që regjistroi humbjen e 18 në 25 takime të zhvilluara këtë sezon.
Skuadra nga New York u dorëzua përballë Miami Heats 104-98 ku Wade realizoi 28 pikë duke marrë për dore ekipin nga Florida.
Ndërkohë, Oklahoma po tregon rritje të vazhdueshme pasi arriti fitoren e radhës kundër Portland falë 24 pikëve të Kevin Durant.
Spektakolare rezultoi edhe sfida mes Orlando Magic dhe Charlotte ku vendasit dominuan 113-98. Periudhë negative edhe për Boston që ra në sfidën kundër Detroit 119-116 ku Isaiah Thomas shënoi 38 pikë, ndërsa Atlanta kaloi lehtësisht Philadelphian 127-106.
Në Kaliforni, Los Angeles Clippers respektuan parashikimet duke mundur 103-90 Miwaukee Bucks, ndërsa Chicago fitoi me vetëm tre pikë diferencë 98-95 takimin përballë Memphis.
Në dy sfidat e tjera, San Antonio kaloi 114-95 Washington, New York-Minnesotta u mbyll në shifrat 107-102 ndërsa Neë Orleans-Utah përfundoi 104-94.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.