08.01.2018 · përditësuar para 3107 dite1 min lexim
Fjalime të fuqishme për unitet kanë dominuar ceremoninë 75-të të Çmimeve “Golden Globe”.
Kjo ishte ngjarja e parë e madhe për ndarje të çmimeve në Hollywood, që kur industria e filmit u godit nga një seri e skandaleve për sulme seksuale.
Në nder të viktimave të sulmeve seksuale yjet ishin të veshur me ngjyrë të zezë.
Oprah Winfrey ishte ndër personazhet që u nderua me një çmim, e cila tha “një dite e re është në horizont”.
Fituesi i kësaj nate ishte “Three Billboards Outside Ebbing”, Missouri, i cili mori katër çmime.
Ndërsa "Big Little Lies" mori më së shumti çmime në kategorinë e telivizionit, njofton Klan Kosova.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
A
SHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.