05.01.2020 · përditësuar para 2374 dite1 min lexim
Edicioni i 77-të i Golden Globe Awards këtë të diel pritet të zhvillohet në Los Angeles të Kalifornisë, transmeton Klan Kosova.
Ky festival i kinematografisë vlerëson aktorët, regjisorët, filmat dhe serialet hollivudiane të vitit 2019.
Golden Globe për të pestin vit me radhë pritet të udhëhiqet nga aktori Ricky Gervais.
Ndër personazhet më të njohura të cilat pritet të ndajnë çmimet këtë edicion janë Margot Robbie, Rami Malek, Scarlett Johansson, Brad Pitt, Leonardo DiCaprio, Charlize Theron dhe Daniel Craig.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LG
SHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.