Golden Eagle Ylli ka njoftuar për largimin e një tjetër lojtari të huaj nga skuadra. Bëhet fjalë për basketbollistin amerikan, Joe Reece.
Klubi suharekas ka bërë të ditur se bashkëpunimi me Reece është ndërprerë me marrëveshje të dyanshme. “Me marrëveshje të dyanshme kemi vendosur të ndërpresim bashkëpunimin me lojtarin Joe Reece. E falënderojmë për kontributin e dhënë dhe i urojmë shumë suksese në vazhdimin e karrierës së tij”, thuhet në njoftimin e klubit.
Ky nuk është largimi i vetëm nga radhët e Golden Eagle Yllit, pasi ditë më parë klubi kishte liruar edhe basketbollistin tjetër të huaj, Larry Thomas, duke sinjalizuar ndryshime në përbërje.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.