Lajmet e fundit

Artisti Gold AG ka zhvilluar një takim emocional me Ferdonije Qerkezi, një nga figurat më të njohura të Kosovës, e cila prej dekadash simbolizon dhimbjen dhe qëndresën e familjeve që ende kërkojnë të afërmit e zhdukur gjatë luftës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gold AG e përshkroi këtë moment me fjalët e thjeshta, por domethënëse, transmeton Klankosova.tv.
"Takim zemre me Nënën Ferdonije", ka shkruar ai.