Lajmet e fundit
Cristiano Rolando është golashënuesi i dytë më i mirë në histori të Real Madridit, por fatkeqësisht kjo nuk ka bërë që të fitojë sa duhet tituj.

Real Madrid për të gjashtin vit në shtatë të fundit ka përfunduar duarbosh stinorin, paçka se e kanë në radhët e tyre golshënuesin më brilant në histori të klubit.
Që nga sezoni 2008-09 ‘Los Blancos’ ia kanë dalë vetëm një herë që të fitojnë titullin e La Ligas, në vitin 2011-12, nën urdhërat Jose Mourinhos. Vitet e fundit mbretërit janë dominuar nga Barcelona që ka fituar pesë tituj lige në po të njejtën periudhë.
Problemi më i madh me këtë seri të keqe të mbretërve është se gjithë këto vite kanë pasur në skuadër një prej sulmuesin më të mirë në botë, Cristiano Ronaldon. Është e vështirë të kuptohet se si klubi nuk ka kthyer në tituj golat e portugezit.
Asi portugez ka shënuar 223 në gjashtë sezonat e tij në La Liga, me mesatare prej 37 golash në sezon, diçka që ka bërë që mbretërit të mos jenë të sigurtë kur flitet për të.
Portugezi ka shënuar mbi 30 gola në pesë sezonat e fundit por ka fituar vetëm një titull të ligës. Ai është në rrugë të bëhet golashënuesi më i mirë në histori të Real Madridit.
Por, mallkimi po e ndjek asin portugez. Ai kurrë nuk ka fituar ‘Pichichin’ dhe La Ligan në të njejtin sezon.