Ish-futbollisti dhe tani trajner, Arsim Gojani ka zbuluar një mision të veçantë që ai ka ndërmarrë në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Në një intervistë ekskluzive për Klan Kosova, ai tha se ka filluar të vë në përdorim metodologjinë e sokerkinetikës për stërvitje në futboll, njofton Klankosova.tv.
Sokerkinetika është një udhëzues gjithëpërfshirës për aplikimin e metodave të stërvitjes neurocentrike në futboll.
"Siç e dinë disa kolegë të mi si dhe disa bashkëpunëtorë të mi, unë qysh prej dy viteve kam filluar me sokerkinetikën. Sokerkinetika është një metodologji e re e stërvitjeve të futbollit, dhe pas një aktiviteti më se dyvjeçar, këtë aktivitet do ta zhvillojë në Dubai", u shpreh Gojani për Euro Show.
"Sokerkinetika është një metodologji e re e cila këtu në Emiratet e Bashkuara Arabe po mirëpritet shumë, dhe interesimi është jashtëzakonisht i madh, dhe besoj që në një të ardhme do të kemi një sukses të jashtëzakonshëm", tha ai.
https://www.youtube.com/watch?v=Pml8BAaV1uM&t=3s
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek euro 2024 dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.