Lajmet e fundit
Xabi Alonso është bërë protagonist i mediave pasi ekzekutoi si mos më keq një goditje nga këndi, në përballjen e Bayernit me Arsenalin.

Pak gjëra shkuan keq për Bayern Munchenin në fitoren e thellë ndaj Arsenalit në Allianz Arena të mërkurën mbrëma.
Një nga këto gjëra ishte edhe një goditje nga këndi që nuk u ekzekutua dot nga Xabi Alonso.
Kjo pasi mesfushori spanjoll para se të godiste topin pati kontakt me shtizën e flamurit në kënd, duke bërë që topi të kërcente disa hapa tutje.
Bayerni e fitoi ndeshjen me rezultat 5-1, me gola e Leëandoëskit, Alabas, Robbenit dhe Mullerit.
Ky rezultat do të thotë që Gunners duhet të mposhtin Dinamo Zabregin dhe Olympiakosin në mënyrë që të kualifikohen për në 1/16 e finales në Ligën e Kampionëve.