Është goditur me sende të forta një punonjës i burgut në Tiranë.
Policia ka bërë të ditur se ai është goditur nga tre persona, që janë ende të paidentifikuar, e të cilët ia kanë marrë armën e shërbimit dhe më pas janë larguar, shkruan Euronews.al, transmeton Klankosova.tv.
“Më datë 28.09.2024, rreth orës 05:00, në rrugën “Tre Dëshmorët”, Yzberisht, shtetasi A. L., 36 vjeç, banues në Yzberisht, (punonjës pranë burgut 313) sapo ka dalë nga banesa është goditur dyshohet me sende të forta nga tre persona ende të paidentifikuar, të cilët i kanë marrë armën e shërbimit dhe më pas janë larguar”.
“Aktualisht 36-vjeçari ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për kapjen e autorëve të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.