Një person është lënduar pasi është goditur nga një veturë në rrugën "Ilaz Kodra" në Prishtinë.
Për Klankosova.tv, zëdhënësja e policisë për Prishtinën, Flora Ahmeti, ka thënë se aksidenti në fjalë ka ndodhur rreth orës 19:00.
"Si pasojë e aksidentit është lënduar këmbësori që aktualisht është duke marrë tretman mjekësor".
"Me rastin po merret njësiti i trafikut", ka thënë Ahmeti. /Klankosova.tv
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.