Së fundi, një deklaratë e një nëne e cila pranoi se kishte goditur vajzën e saj sepse ia kishte kthyer fjalën burrit, ka hapur debat të fortë në opinionin publik.
Kjo fjali nuk flet vetëm për një rast familjar, por nxjerr në pah një mentalitet që është ende i pranishëm në shoqërinë shqiptare, transmeton Klankosova.tv.
Deklarata e kësaj nëne, u bë temë diskutimi edhe në edicionin e sotëm të “Kosova Today” në Klan Kosova.
Aktivistja e të drejtave të njeriut, Rita Behadini tha se në shoqërinë shqiptare ka qenë shumë e normalizuar dhuna ndaj fëmijës.
“Është kthyer në normalitet në shoqërinë tonë, sa që nuk na bën më përshtypje kur dikush thotë që ka goditur dikë. Fatkeqësisht modeli i vjetër se si janë edukuar fëmijët më herët, ka përfshirë edhe dhunën. Ne e mbajmë mend të gjithë papuçen e nënës, që është simbolik e asaj që nëse bën diçka të keqe e ke dajakun mbrapa”, tha Behadini.
Megjithatë, ajo shtoi se në ditët e sotme, prindërit e ri shqiptarë kanë filluar të ndryshojnë mënyrën se si t’i rrisin fëmijët.
https://www.youtube.com/watch?v=oZ1psHFkYGQ
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.