Lajmet e fundit

Kapiteni i Atletico Madrid-it, Diego Godin, ka zbuluar se e kishte refuzuar mundësinë që t’i bashkohej Manchester United-it këtë verë.
32 vjeçari përmendi arsyet personale që e mbajtën atë te Atletico, ku edhe është formuar si njëri prej mbrojtësve më të mirë në botë.
“Nuk e kam zgjatur [kontratën]”, u ka thënë Godin reporterëve para përballjes së Atletico Madrid-it me Real Madridin në kuadër të Superkupës së Evropës.
“Kam pasur oferta, ndonëse kam vendosur që të rri për arsye personale, dhe po mendoj vetëm për finalen”.