Lajmet e fundit

Atletico Madrid do të mbetet pa një mbrojtës.
Diego Godin thuhet se iu ka nënshtruar një testi sekret mjekësor dhe se është afër që të nënshkruajë parakontratë me klubin italian Inter, shkruan Sky Italia, transmeton Klan Kosova.
Kontrata e kapitenit të Atleti skadon në fund të sezonit. Ai ka qenë subjekt i interesimit edhe nga Manchester United dhe Manchester City.
Por që mbrojtësi ka zgjedhur kalimin tek Inter ku pritet që të nënshkruajë më pas kontratë dyvjeçare, para se të nisë sezoni 2019-2020.