Lajmet e fundit

Arsenal pritet ta lëshojë një mega ofertë prej 125 milionë funtave për yllin e Monaco, Kylian Mbappe.
Topçinjtë për adoleshentin francez do të përballen me Real Madrid që po ashtu janë shumë të interesuar për të, shkruan The Sun, transmeton Klan Kosova.
Më tej thuhet se gjithçka pritet të rrjedhë në ditët në vijim dhe se trajneri Arsene Wenger pritet që ta përdor lidhjen e tij me Francën për ta bindur Mbappe që të kalojë në Emirates Stadium.
Ai po ashtu besohet se ka zhvilluar bisedime me babain e sulmuesit.
Nëse pranohet oferta prej 125 milionëve e Arsenal, Mbappe do të thyente te gjitha rekordet e transferimeve në glob.