Lajmet e fundit

Mediumi për sport “Goal” ka bërë një analizë të ndeshjes Manchester City – Arsenal, duke kritikuar performancë e Granit Xhakës.
“Xhaka vërtet ka një gur në kokë në vend të trurit”, thuhet në titullin e mediumit anglez.
Dita e Arsenalit në Etihad Stadium u kthye nga e keqja në më keq, pasi Granit Xhaka u përjashtua në pjesën e parë kundër Manchester Cityt.
Topçinjtë tashmë kishin mbetur 2-0 kundër kampionëve të Premier Ligës, kur Xhaka u skuq 10 minuta para pjesës së parë.
Me skuadrën e Mikel Arteta që ka humbur dy ndeshjet e para të sezonit, fushata dita e ditës po bëhet edhe më e vështirë për Arsenalin.
Golat e Ilkay Gundogan dhe Ferran Torres tashmë e kishin vënë Cityn nën kontroll të fortë para se Xhaka të godiste me dy këmbë Joao Cancelon, shkruan Goal, transmeton Klankosova.tv.
Xhakës iu dha një karton i kuq i drejtë dhe është hera e katërt që ai përjashtohet nga ndeshjet në Premier Ligë që nga fillimi i sezonit 2016-17.