Lajmet e fundit

Shoqëria Palestineze e Gjysmëhënës së Kuqe (PRCS) ka thënë se se një nga anëtarët e stafit të saj është vrarë në qytetin jugor të Rafah, pasi bastisjet izraelite goditën shtëpinë ku ai ishte strehuar me familjen e tij.
Fayez As'ad Mohammad Muammar ishte një ndihmës vullnetar për organizatën humanitare në Gaza, tha kjo organizatë.
Më shumë se një milion palestinezë të zhvendosur brenda vendit janë strehuar në Rafah, dikur e përcaktuar nga Izraeli si një "zonë e sigurt" për civilët.