Lajmet e fundit

Gjysmëhëna e Kuqe palestineze ka bërë të ditur se një sulm izraelit ka vrarë të paktën 28 palestinezë në një shkollë në qendër të Gazës.
Kjo shoqatë ka bërë të ditur se sulmi në shkollën Rafida ka lënë të plagosur të paktën 54 palestinezë, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.
"Një sulm ajror izraelit vrau të paktën 28 palestinezë dhe plagosi dhjetëra të tjerë në një shkollë në Deir al-Balah, Gaza qendrore", thuhet tutje në deklaratën e Gjysmëhënës së Kuqe palestineze.