Lajmet e fundit

Sot me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohet ndeshja në mes të Atletico Madrid dhe Sevilla, nga ku do të del gjysmëfinalisti i fundit i Kupës së Spanjës për këtë vit.
Tre vendet e tjera të kësaj faze janë plotësuar nga Athletico Bilbao, Mallorca dhe Real Sociedad, pas fitoreve ndaj Barcelonës, Gironas dhe Celta Vigos.
Shorti për përcaktimin e çifteve gjysmëfinaliste do të mbahet të premten, ndërsa ndeshjet do të jenë kthyese dhe do të zhvillohen me datat 6-8 shkurt dhe 27-29 shkurt.