Katër ndeshjet e par gjysmëfinale nuk zgjidhën asgjë me skuadrat të cilat tashmë e kanë secila nga një fitore teksa janë të barabarta në seri dhe kanë lënë shumë dilemma në lidhje me skuadrën që do jetë favorite për titull.
Megjithatë duelet e zjarrta dhe atraktive kanë qenë prezente çdo herë deri më tani në playoff dhe edhe këtë herë pritet të jenë po aq interesante.
17:00 PEJA – PONTE PRIZRENI ART SPORT 1
Pas dy ndeshjeve të para në Prizren, tashmë seria bartet në Pejë, aty ku në palestrën ikonike të “Karagaqit” do të luhet fillimisht ndeshja e tretë e pastaj edhe ajo e katërta. Dueli i tretë i kësaj serie gjysmëfinale luhet të premtën me fillim nga ora 17:00 dhe transmetohet drejtpërdrejt në Art Sport 1.
Ndeshjën e parë e fitoi Peja duke habitur shumëkënd për ta rrëmbyer në fund fitoren me rezultat 100:92 falë një loje të mirë ekipore dhe të dominuar sidomos nën kosh. Nga ana tjetër dueli i dytë ishte absolutisht i jashtëzakonshëm duke u fituar krejt në sekondën e fundit nga Ponte falë një shënimi për tre pikë të basketbollistit të Kombëtares së Kosovës, Divine Myles për 112:111.
Tashmë, Peja e ka mundësinë qe me dy fitore në shtëpi ta eleminoj ndeshjen e pestë e cila po të luhet eventualisht do të mbahej në “Sezai Surroi” të Prizrenit.
Peja, 5-shja e mundshme startuese:
Walton, Berisha, Grapci, Shoshi, Walters
Ponte, 5-shja e mundshme startuese:
Myles, Hajdari, Vaughn, Martin, Zenelaj
20:15 G.E YLLI – RAHOVECI ART SPORT 1
Një duel tjetër interesant nga ky playoff ani pse pak nën hijen e ndeshjes tjetër sa i përket fazës ofenzive ka qenë edhe ai mes kundërshtarëve rajonal Yllit dhe Rahovecit. Kjo ndeshje poashtu është e barabartë 1-1 në seri teksa ndeshja e tretë zhvillohet të dielen me fillim nga ora 20:15 dhe transmetohet direkt në Art Sport 1.
Duelin e parë të kësaj serie e fitoi Rahoveci me rezultat 69:66 falë një pjese të parë shumë të mirë që në fund rezultoi vendimtare ani pse Ylli riktheu më pas rezultatin, por dështuan ta merrnin fitoren përshkak se nuk ishin të sakt në gjuajtje të lira në fund. Nga ana tjetër, dueli i dytë gjysmëfinal u fitua nga mysafirët e Yllit me rezultatin 70:62.
Dy duelet e radhës do të luhen në “13 Qershori” të Therandës, teksa po të fitohen që të dyjat nga njëra ose tjetra skuadër nuk do të kishte nevojë për një ndeshje të pestë, e cila nëse eventualisht është e nevojshme do të luhej në “Mizahir Isma” të Rahovecit.
Ylli, 5-shja e mundshme startuese:
Clark, Bunjaku, Kastrati, Gill, Morant
Rahoveci, 5-shja e mundshme startuese:
Davis, Morina, Qallaku, Veseli, Daniel
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.