Juventusi dhe Atalanta kanë ndarë pikët në xhiron e pestë të Serie A-së.
Kamaldeen Sulemana shënoi për mysafirët në minutën e parë shtesë të pjesës së parë.
Për vendësit barazoi rezervisti Juan Cabal në të 78-tën.
Ylli kosovar, Edon Zhegrova, u inkuadrua në minutën e 64-t, duke freskuar sulmin juventin.
Zonja e Vjetër zë aktualisht vendin e dytë me 11 pikë, një më pak se Napoli që mban të parin.
Në anën tjetër, Atalanta renditet e pesta me nëntë pikë të tubuara.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.