Oferta e Travis Scott për të paguar shpenzimet e funeralit të viktimave të Astroworld është refuzuar nga gjysma e familjeve të viktimave.
Kjo përfshin familjen e nëntë vjeçares, Ezra Blount, viktima më e re nga 10 pjesëmarrësit e vrarë gjatë një përplasjeje në festivalin e reperit në Teksas.
Scott e bëri ofertën javën e kaluar, në mes të padive të shumta mbi tragjedinë, shkruan BBC, përcjell Klankosova.tv
Një avokat i familjes së 14-vjeçarit, John Hilgert, e quajti gjestin "poshtërues dhe të papërshtatshëm".
“Nga të gjitha gjërat për të cilat ka të bëjë ky rast, kjo është më e pakta e shqetësimit”, tha ai për Rolling Stone.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.