Lajmet e fundit

Baddie Winkle është e moshuara e famshme "e cila po refuzon të plaket".
Ajo është bërë sensacion në rrjetet sociale falë fotografive që i poston me veshje si të adoleshenteve.
Ajo është aq e famshme saqë javën e kaluar ajo u pa në një foto së bashku me këngëtaren Miley Cyrus, gjatë MTV VMA, në Los Angeles.
87-vjeçarja ka më shumë se 1.1million ndjekës në Instagram, duke përfshirë Rihanna, Miley Cyrus dhe Nicole Richie.
Stërgyshja, e cila jeton me mbesën e saj thotë se ideja i lindi kur një ditë veshi rrobat e stërmbesës së saj Kennedy dhe kur e vogla u kthye nga shkolla, i tha stërgjyshes se dukej “shumë lezetshëm”, transmeton Klan Kosova.



