Një 88 vjecare, vërtetoi se mosha për të është vetëm një numër.
Ajo është Anna Valanzuolo Carterra, e cila edhe vendosi të kryej një mision që në moshën e saj të re ndoshta ishte i pamundur për tu përfunduar.
Anna Valanzuolo si një 88 vjecare mori diplomën e saj në Universitetin e Napolit, shkruan Youmedia, përcjellë Klan Kosova.
Megjithatë pavarësisht moshës së saj Carterra u përball me lodhjen e saj psikike përderisa të gjithë studentët italian kalonin para se ajo të diplomohej.
Diplomimi i saj ishte i stërmbushur me familjar të zonjës Anna, aty pjesëmarrës ishin nipërit, fëmijët dhe miqtë e saj të cilët ishin prezentë për ta mbështetur punën e saj, përderisa edhe vet ajo pohoi se vet shkrimet e Dante Alighierit ishin ato të cilat e shtyen për të arritur dicka edhe më të lartë, përcjellë Klan Kosova.
Si rezultat i punës së pandalshme të gjyshes 88 vjecare, ajo mori edhe diplomën e saj me nota të shkëlqyera dhe një mirënjohje për Filozofi Italiane, përcjellë Klan Kosova.
https://www.youtube.com/watch?v=f4PRIlKHLeg
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.