Lajmet e fundit

Në gjithë botën, ekzistojnë raste ku çiftet posa bëhen prindër, detyrohen të dërgojnë fëmijët e tyre në kopshte të ndryshme për kujdes të veçantë.
Kjo për arsye të ndryshme, në pamundësi të prindërve për të ndarë kohë me familjen në këtë rast me fëmijët e tyre, shkruan The Sun.
Por sipas studimeve të fundit, drejtuar nga Eva Garcia dhe Zoe Kuehn, rezulton se në Europë, prindërit me fëmijë të vegjël nuk sjellin kujdestar në shtëpitë e tyre për kujdes të fëmijëve por as edhe që i dërgojnë në kopshte të ndryshme.
Këta të fundit, kanë më tepër besim tek gjyshërit, për të lënë fëmijët nën kujdesin e tyre, përcjellë Klan Kosova.
Ndërsa një përqindje e vogël e familjeve, nuk pëlqejnë një mënyrë të tillë të kujdesjes ndaj fëmijëve të tyre.
Statistikat tregojnë si vijon: 37% e familjeve me fëmijë deri në moshën 14 vjeçare, ua besojnë gjyshërve. Sakaq, vetëm 14% e fëmijëve me moshë nga zero deri në dy vjeç, dërgohen në çerdhe.
Përfundimi, gjyshërit zgjedhja e parë dhe e duhur për kujdes ndaj fëmijëve.