Gjyqtari Guenael Metraux, ka nisur pyetjet e tij drejtuar Zyrës së Prokurorit të Specializuar, në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Metraux kërkoi sqarim nga ZPS mbi kërkesën e tyre për t’i shpallur dhe dënuar Thaçin dhe të tjerët.
“Dua të sqaroj një pikë. Në aktakuzë, ju i kërkoni trupit gjykues të shpallë fajësinë në lidhje me secilën nga 10 akuzat që ngrihen, por nuk i kërkoni trupit gjykues, të shpall fajësinë për incidentet individuale që janë relevante për akuzën. Keni më shumë se 40 vrasje të pretenduara, shpalljen e fajësisë që kërkoni ju është vetëm për pikën 8, 9 dhe 10 – a e kam kuptuar drejtë?” - pyeti gjykatësi, transmeton Klankosova.tv
Prokurori i Zyrës së Kimberly West tha se pikat lidhen me këto krime siç pretendojnë ata, por që janë të bazuara në incidentet individuale.
“Po, e keni kuptuar drejtë. Pikat janë për këto krime, por krimet janë bazuara në incidente individuale dhe sigurisht që ju duhet të shqyrtoni çdo incident individual.”/ Klankosova.tv
https://klankosova.tv/mbrojtja-i-pergjigjet-gjykates-ligji-parasheh-se-mund-te-arrestohen-persona-qe-shihen-si-rrezik-i-sigurise/
●●●
AHSHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.