Lajmet e fundit
Gjyqtari gjerman, i njohur tashmë për gjykimin jo fort të kthjellët, u kthye në protagonist të rikthimit që Barcelona bëri në Ligën e Kampionëve, duke eliminuar Paris Saint-Germain

Me origjinë turke dhe profesion ekonomisti, që ka në pronësi një kompani me 75 punëtorë, ndërsa për hobi sportin dhe muzikën.
Deniz Aytekin shkeli barin e Camp Nou me shpresën se do të përmirësonte huqjet e së shkuarës.
Por 90 minuta pas doli nga fusha me të gjithë sytë e kthyer kah ai, megjithëse jo për arsyet për të cilat shpresonte, njofton Klan Kosova.
Rikthimi i jashtzakonshëm i Barcelonës, nga 0-4 në Parc des Princes, në 6-1 në Camp Nou, i atribuohet edhe atij.
Fillimisht Paris Saint-Germain iu mohua një penalti, pas prekjes së topit më dorë në zonë nga Javier Mascherano.
Më pas, goli i tretë i Barcelonës erdhi si rezultat i një penaltie, pas rrëshqitjes së Meunier. Kontakt kishte, por Neymar u rrëzua më lehtë se c'pritej.
Ndërsa në kohën shtesë Aytekin u kthye në skenë për të akorduar penalti, sërish për katalunasit, pas kontaktit të paqenë mes Luis Suarez dhe Marquinhos.

Në ndeshjen me plot tensione, Aytekin theu rekordin personal për kartonë të verdhë brenda një takimi. Dha dhjetë të tillë.
Por Aytekin s'e ka sefte dhurimin dhe mohimin e penaltive. Gjyqtari gjerman të njëjtën e pati bërë edhe në përballjen e Shqipërisë me Izraelin.
Historia përsëritet!