UEFA ia ka besuar dy ndeshje gjyqtarëve shqiptarë për të ndarë drejtësinë.
Lajmin për këtë e dha Federata Shqiptare e Futbollit, transmeton Klankosova.tv.
FShF-ja bën të ditur se bëhet fjalë për dy ndeshje të fazës së playoff-it të Europa League, Bashakshehir - Union Craiova.
Aty gjyqtar kryesor do të jetë Juxhin Xhaja, i ndihmuar edhe nga referët e tjerë si: Arbër Zalla, Rejdi Avdo; Olsid Ferataj; Kreshnik Bajramaj (VAR), Olsion Yzeiraj (AVAR).
Referë nga Shqipëria do të ndajnë drejtësi edhe në ndeshjen tjetër, Sparta Praha dhe Riga.
Në këtë takim, gjyqtar kryesor është Enea Jorgji, i cili do të ndihmohet edhe nga Denis Rexha, Ridiger Çokaj; Florian Lata; Albert Doda (AVAR), transmeton Klankosova.tv.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.