Lajmet e fundit

UEFA përcaktoi gjyqtarët për sfidën e Europa League, ku Skënderbeu do të presë në Elbasan Arena portugezët e Sportingut të Lisbonës. Kasta arbitrale e përcaktuar nga konfederata europiane është e gjitha nga Estonia. Kryesor i sfidës do të jetë Kristo Tohver. Bilbili është vetëm 34 vjeç, me eksperiencë 4-vjeçare në futbollin e rëndësishëm, por që në jetë i ka bërë pak nga të gjitha. Nga diploma për Administrim Publik, te eksperiencat me Fondacionin Sorros organizator i programeve sportive, menaxher projektesh për festivale të muzikës folk, apo menaxher i projektit për Kampionatin Europian të Volejbollit për Universite. CV-së së pasur të gjyqtarit i shtohen edhe masteri në Universitetin London City dhe kursi për Menaxhim në Arte. Kristo Tohver e nisi karrierën si gjyqtar në kategorinë e katërt në Estoni, ndërsa në 2010-ën drejtonte në ligën e dytë. Ngritja erdhi në vitin 2011, kur drejtooi finalen e Kampionatit Europian për 17-vjeçar ndërmjet Gjermanisë dhe Holandës.