Deklaratat përfundimtare të ekipeve mbrojtëse të katërshes së Ushtrisë Çlirimtare, janë drejt fundit. Avokatët e Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit, tashmë i kanë kryer fjalët e tyre të fundit, ndërsa mbrojtja e Jakup Krasniqit nisi sot, për të vazhduar të hënnë.
Po këtë ditë, pra më 16 shkurt, Zyra e Prokurorit të Specializuar, do të përgjigjet në pyetjet e trupit gjykues.
Në fund të seancës së sotme, gjyqtari Charles Smith tha se në orën 09:00 do të vijojë deklarata e ekipit të Krasniqit, e më pas pjesa e pasdites u takon Dhomave të Specializuara dhe ZPS-së.
Zyrës së Kimberly West iu kërkua të përgatitet për pyetjet e gjykatësve, për çka Smith tha se beson që do të arrijnë ta përfundojnë.
Detajet për deklaratat e fundit të mbrojtjes së Rexhep Selimit dhe njërën pjesë të Jakup Krasniqit, i gjeni në linqet e mëposhtme.
https://klankosova.tv/live-mbrojtja-e-krasniqit-prokuroria-po-fshihet-pas-supozimeve-dhe-spekulimeve1221/
https://klankosova.tv/fjala-e-fundit-u-tha-avokati-i-selimit-kembengul-per-pafajesine-e-tij-ky-eshte-reagimi-i-rexhes/
●●●
AHSHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.