Lajmet e fundit

Opinionisti Avni Arifi ka kritikuar ashpër Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë, duke e cilësuar atë si vazhdimësi të gjykatës së Prokuples në Serbi.
Sipas Arifit, mënyra se si janë prezantuar dëshmitë dhe janë paraqitur fjalët përfundimtare nga prokuroria, përbën një qasje që, sipas tij, ngjan me nivelin dhe rezonimin e gjykatave serbe.
"Kjo prokurori dëshmitë qysh i ka prezantuar dhe fjalët përfundimtare ka qenë vazhdimësi e gjykatës së Prokupljes. Niveli, mënyrë rezonimi dhe artikulimi i posaçërisht konceptit “veprimit të përbashkët kriminal”, ka qenë e atij niveli", deklaroi ai, njofton Klankosova.tvArifi theksoi se beson që Evropa dhe Amerika nuk do të bien viktimë e Prokurorisë së Speciales.