Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Isak Shabani, të hënën e ka dhënë dëshminë e tij në Gjykatën Themelore të Prishtinës, në gjykimin ndaj Dragisha Milenkoviqit, i cili akuzohet për krime të luftës.
Gjatë dëshmisë së tij, Shabani tha se në Burgun e Prishtinës sa ishte i burgosur kishte përjetuar edhe dhunën me elektroshok.
"…. përveç maltretimeve të jashtëzakonshme, përveç dhunës fizike kam përjetu edhe dhunën me elektroshok. Me kanë mbajt të zhveshur edhe shufra e gomës është thyer në trupin tim”, ka deklaruar Shabani.
Milenkoviq akuzohet se kishte torturuar në mënyrë çnjerëzore popullsinë civile, raporton Betimi për Drejtësi transmeton Klankosova.tv
Deputeti i PDK-së, dje ka deklaruar se është i befasuar se ende ka shumë dëshmitarë të gjallë.
"… unë sot befasohem se si jemi kaq shumë dëshmitarë të gjallë. Unë në një rast kur jemi transferu nga Dubrava në Lipjan, pasi që e disha edhe gjuhën serbe, e dëgjova një gardian që thoshte mjaft kemi mbyt”, deklaroi ai.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.