Seanca e rigjykimit ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut, pritet të nisë nga ora 13:00.
Fillimisht ajo ishte paraparë të mbahej nga ora 10:00, por që u shty me arsyetimin se të akuzuarit nuk mund të silleshin nga burgu deri në gjykatë në këtë kohë, raporton Klankosova.tv.
Gjykata Themelore e Ferizajt më 4 gusht 2023 e ka dënuar me burgim të përjetshëm Krivaqën për vrasjen e Marigona Osmanit, ndërsa e kishte liruar nga akuza për dhunim.
Sejdiu ishte dënuar me 15 vjet burgim për ndihmë në vrasjen e rëndë. Ai ishte liruar nga vepra penale e ndihmës në dhunim.
Por, Gjykata e Apelit me aprovimin e ankesës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj dhe mbrojtjes së dy të akuzuarve, e ka kthyer çështjen në rigjykim.
https://klankosova.tv/me-kerkese-te-mbrojtjes-se-te-akuzuarve-seanca-e-rigjykimit-per-vrasjen-e-marigona-osmanit-shtyhet-per-24-maj/
●●●
EISHKRIMI NGA
Ermir Istrefi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.