Lajmet e fundit

Stafi i Gjykatës Themelore të Gjilanit të hënën u desh të dalin nga zyrat për të kryer punë.
Ata u detyruan të shkojnë në spitalin e qytetit ku u mbajt seanca dëgjimore me logopedin, Iljasa Fazliu, i dyshuar për keqtrajtimin e vogëlushes me autizëm, i cili të dielën u shtri këtu për shkak të problemeve shëndetësore që ia shkaktoi shqetësimi.
Me babanë e dajën e vajzës, të akuzuar për sulmin ndaj mjekut, seanca u mbajt në objektin e Gjykatës, ku u vendos paraburgim 30 ditor për të tre, njofton Klan Kosova.
Kështu nuk u aprovua kërkesa e logopedit, që t’i caktohet masa e dorëzanisë në shumë prej dy mijë eurosh. /Klankosova.tv