Gjykata Speciale ua ka vazhduar masën e paraburgimit Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Kështu thuhet në vendimin që është nxjerrë sot nga ky institucion, raporton Klankosova.tv
Kjo gjykatë ka vlerësuar se një masë e tillë është e nevojshme dhe se është mjeti i vetëm për pamundësimin e ndikimit në prova e dëshmitarë.
Kujtojmë që dëshmitarët e mbrojtjes për katërshen e UÇK-së tashmë kanë nisur dëshmitë e tyre para trupit gjykues. I pari ishte James Rubin, ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit dhe amerikani i dytë që përfundoi sot dëshminë është Paul Williams, ish këshillar ligjor i delegacionit kosovar në Rambuje. /Klankosova.tv
●●●
AHSHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.