Dëshmitari Koen Herlaar, ekspert holandez i kriminalistikës, refuzoi të përgjigjej ndaj pyetjeve të mbrojtjes së Hashim Thaçit gjatë gjykimit për pengim të drejtësisë.
Avokatja e Thaçit kërkoi që trupi gjykues të detyrojë dëshmitarin të flasë, përndryshe dëshmia e tij të mos merret parasysh, raporton Klan Kosova.
Prokurori Joshua Hafetz mbrojti pozitat e dëshmitarit, ndërsa gjyqtari Christopher Gosnell kërkoi parashtrime dhe do të vendosë për mjetet juridike.
Gjyqtari gjithashtu ndryshoi disa kushte të lirimit për të akuzuarit, duke i lejuar ata të komunikojnë mes tyre, por jo për çështje konfidenciale.
Kronika në vijim sjell detajet:
https://www.youtube.com/watch?v=reV5g4j2oF0
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.