Gjykata e Lartë në Shqipëri e ka rrëzuar kërkesën e Edlira Marës dhe Alba Ahmetajt për të regjistruar në Zyrën e Gjendjes Civile familjen e tyre me dy nëna.
Gjykata e Lartë e ka lënë në fuqi vendimin që mori më herët Gjykata e Apelit, e cila i kishte dhënë të drejtë Zyrës së Gjendjes Civile për të mos e regjistruar familjen “me të drejta të barabarta amësie”, raporton Radio Evropa e Lirë, përcjell Klan Kosova.
Në seancën kanë qenë prezente edhe dy gratë, teksa avokatja e tyre ka thënë që rasti do të kalojë në Gjykatën Kushtetuese me t’u publikuar vendimi i plotë i Gjykatës së Lartë.
Ahmetaj ka thënë tha në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë më 2 mars se dy vajzat e tyre janë të regjistruara në emër të Edlirës.
Ato e kanë bazuar kërkesën e tyre në nenin 53 të Kushtetutës së Shqipërisë, i cili përcakton se “kushdo ka të drejtë të martohet dhe të ketë familje”.
Mirëpo, Kodi i Familjes e jep këtë të drejtë vetëm për çiftet heteroseksuale.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.