Lajmet e fundit

“Kemi pranuar vendimin e Gjykatës Themelore, përkatësisht të gjyqtarit të procedurës paraprake lidhur me kërkesën e Prokurorisë sa i përket masës së caktimit të paraburgimit. E njëjta masë është refuzuar për të mbrojturin tim, Bekim Metën, dhe është caktuar masa e arrestit shtëpiak. Tani e tutje i mbrojturi im do t’i respektojë të gjitha detyrimet ligjore në raport me këtë masë”, tha Tasholli, raporton Kosova Press, transmeton Klankosova.tv.Vendimi i gjykatës u prit me interesim të madh nga qytetarët dhe veteranët e mbledhur para objektit të Gjykatës Themelore, dega në Lipjan, ku për më shumë se gjashtë orë protestuesit qëndruan në pritje, duke kërkuar drejtësi për Bekim Metajn, i cili, siç thanë kishte ndërhyrë për të ndarë palët. Tri ditë më parë në fshatin Magure, dyshohet se një grup personash të komunitetit rom, kishin sulmuar fqinjin e tij, Skender Shahinin. https://klankosova.tv/protesta-ne-lipjan-qytetaret-kerkojne-lirimin-e-veteranit-video/