Gjykata e Durrësit ka dalë me një vendim ndaj Hygerta Metës, Hysen dhe Amarildo Metës, si të dyshuar për vrasjen e babait të tyre Pëllumb Meta, në Shënavlash të Durrësit.
Gazetari nga Shqipëria, Sokol Dema, në Kosova Today të Klan Kosovës ka treguar se vendimi i gjykatës përfshin masën e arrestit me burg deri në afat të pacaktuar.
"Fillimisht vajza e kishte pranuar se e kishte vrarë babanë e saj, vëllai i madh ka deklaruar sërish se vrasëse e babait të tyre është sërish motra, 19-vjeçarja ka treguar se ajo është vrasje direkte e babait të saj".
"Dëshmitë e tyre kanë ndryshuar disa herë, tashmë pritet të ketë një rikonfigurim të hetimeve nga hetimet e rënda për të kapur dhe treguar saktësisht se çfarë ka ndodhur dhe kush është autori i vërtetë, pasi ata kohë pas kohe ndryshojnë deklarimet e tyre", ka thënë Dema. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=g3OvK1NGAuM
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.