Gjykata e apelit të Posaçëm ka lënë në fuqi dënimin me 2 vite shërbim prove për ish-gjyqtaren e Elbasanit, Zamira Vyshka, e akuzuar për korrupsion. Gjithashtu gjykata vendosi për të edhe “Heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike”, për një periudhë 3 vjeçare.
Ndërsa për avokatin, Ilir Pashaj që dyshohet se do i jepte një shumë prej 400 mijë lekësh gjyqtares, apeli vendosi përfundimisht dënimin me 2 vite burg, që për shkak të gjykimit të shkurtuar shkon në 1 vit e 4 muaj, raporton euronews.al, transmeton Klankosova.tv.
Vyshka u arrestua në korrik te 2022 me urdhër të SPAK-ut, bashkë me Pashaj, pasi po merrte rreth 400 mijë lekë ryshfet, për t’i ulur dënimin me 6 muaj të burgosurit Xhuliano Musai, i akuzuar për plagosje.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.